Cerca nel blog

LEONARD TOMA

WELCOME - MIRE SE ERDHET - BENVENUTI

FREE YOUR MIND

lunedì 16 agosto 2010

Kreu i mafias shqiptare hyn në listën e më të kërkuarve të FBI 10/08/2010

Kreu i mafias shqiptare hyn në listën e më të kërkuarve të FBI

10/08/2010
TIRANE, Shqipëri -- Një listë e botuar nga New York Post të hënën (9 gusht) tregoi se dy shqiptarë janë midis kriminelëve më të kërkuar nga FBI. Sipas gazetës, zyra i ka identifikuar ata të dy si vrasës dhe bosë të drogës. Njëri prej tyre është Plaurent Dervishaj, 37 vjeç, që është personi më i kërkuar i Shqipërisë. FBI thotë se ai vrau një anëtar bande kundërshtare dhe plagosi dy të tjerë më 1998 në Shqipëri. Ai kërkohet gjithashtu për vrasjen e dyshuar të kreut të një bande kundërshtare me një armë anti-tank më 22 gusht 1999 në Durrës. Autoritetet besojnë se Dervishaj iku në Shtetet e Bashkuara më 2006 dhe tani jeton në Nju Jork. I kërkuari tjetër është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Ai është i dyshuari kryesor në një rrjet trafiku droge nga Kanada në Nju Jork
**************************************************************************
PO ECIM ME HAPA TE SHPEJTA ....DREJT QYTETERIMIT

Nessun commento:

Posta un commento